17 Korrik, 2022

“Do të mbetet gjithmonë një kujtim”-Historia prekëse që fshihet pas emrit të dytë të Kendall Jenner


Kendall Jenner është një nga modelet dhe personazhet më të njohura në mbarë botën. Ajo është ndër modelet më të paguara ditët e sotme.

Bukuroshja është anëtarja më pak e përfolur e familjes Kardashian-Jenner. Megjithatë, ajo një herë zbuloi historinë për emrin e saj të dytë.

Pse emri i mesëm i Kendall Jenner është Nicole? Ka një histori pas këtij emri që ajo zbuloi dikur.

Sipas familjes Jenner , emri i mesëm i Kendall është një kujtim për Nicole Brown Simpson. Në një klip të Snapchat të publikuar nga llogaria e Kylie Jenner, Kendall tha se Nicole Brown Simpson ishte shoqja ngushtë e nënës së saj.

Nicole u vra një vit para se Kendall të lindte. Miqësia mes Kris Jenner dhe Nicole ishte prej shumë vitesh dhe kishin një lidhje të forte me njëra-tjetrën.

Megjithatë, emri i mesëm do të thotë shumë për Kendall dhe Kris Jenner. Sipas Kendall, ajo është e lumtur dhe krenare që ka emrin e Nicole si kujtim.

© Panoramaplus.al