Gazetarja e njohur Iva Tico është një ndër personazhet e televizionit që jetën e saj private preferon ta mbajë larg syrit të publikut.

Teksa së fundmi ishte e ftuar në emisionin “Më prit në fundjavë”, si rradhë herë ajo ka treguar planet e saj për dasmë.
Iva u shpreh se asaj i pëlqen që të bëjë një dasmë intime me shumë pak veta dhe jashta Shqipërisë.
“Unë dua në dasmë me shumë pak veta. Më duket më e thjeshtë për ta bërë me shumë pak veta. Kishim një listë të kufizuar që të ikum jashtë dhe të vinë vetëm një dorë njerëzish. Listën kam bërë dhe nuk kam provuar asnjë fustan. Unë kam në kokë një dasmë me jo më shumë se 30 veta. Ishte 20 dhe pastaj bëra një listë me 30. Nuk kemi asnjë datë të përcaktuar sepse po të kisha një datë të përcaktuar do të kisha provuar fustanin. Familjet e të dyve janë të krye të listës, familja Peza dhe pastaj të tjerët.”– tha Iva.
E pyetur nga moderatori së do jetë 2024 viti i saj, ajo u shpreh se dasmën mund ta bëjnë mbrenda vitit 2023.
“Mund të jetë edhe mbrenda këtij 2023 por më duhet që të heq nja 2 kile”, u shpreh Iva.
Kujtojmë se Iva ka treguar dhe më parë në intervista se është në një lidhje dashurie me një partner të huaj, teksa ka zgjedhur që identitetin e tij ta mbajë larg syrit të publiku.



