5 Korrik, 2022

Do të largohet për disa ditë, Afërdita Dreshaj na emocionoi të gjithëve me këtë video të vogëlushit të saj


Afërdita Dreshaj është bërë nënë rreth një viti më parë. Modelja dhe partneri i saj Jakub Kindl e pagëzuan djalin e tyre me emrin Sky.

Që pas ardhjes në jetë, Afërdita nuk e ka fshehur aspak identitetin e djalit të saj në rrjetet sociale duke e prezantuar me ndjekësit, ku shpesh herë poston foto dhe video që na shkrijnë zemrat siç janë dhe këto të fundit qe modelja ka publikuar për ndjekësit e saj.

Dreshaj ka treguar nëpërmjet disa postimeve në InstaStory se është duke u nisur për pushime me partnerin e saj dhe shprehet se do ta marrë malli shumë për Sky-n.

Nëpërmjet një video Afërdita na i shkriu zemrat të gjithëve teksa na tregon vogëlushin e saj i cili po e ndihmon me valixhet.

“Po më ndihmon me valixhet”– shkroi modelja krahas videos.

Rikujtojmë se Afërdita dhe bashkëshorti i saj çek, Jakub Kindl, kanë udhëtuar së bashku me të birin drejt Çekisë, ku po jetojnë prej disa muajsh tashmë, ku u tha se shkaku kryesor ishte jetesa e shtrenjtë në SHBA. Jakub është hokeist dhe është transferuar në një ekip europian tashmë që la Amerikën.

© Panoramaplus.al