25 Tetor, 2022

“Do të kisha dashur, por…”- Bruce Willis refuzoi të puthë aktoren Jennifer Aniston, “fajin” e ka Brad Pitt


Aktori i famshëm, Bruce Willis ka refuzuar të puthë kolegen e tij, Jennifer Aniston në filmin e famshëm “Friends”.

jennifer

Aniston luante rolin e Rachel Green, e cila ishte e dashura e Paul, personazhi i Bruce Willis në tre episodet e sezonit të gjashtë të filmit.

Por dyshja nuk u puthën asnjëherë në ekran dhe arsyeja është zbuluar.

Willis ishte mik shumë i mirë në atë kohë me Brad Pitt, i cili ishte në një romancë gjatë asaj periudhe me yllin e Friends.

Ndaj Bruce ka refuzuar të puthë aktoren Aniston, për shkak se ishte partnerja e shokut të tij.

Brad-Pitt-Friends-10c1c21

“Do të kisha dashur ta puthja, por Brad ishte miku im dhe Jennifer gruaja e tij”, tha Willis.

“Nuk më dukej e përshtatshme, por ajo ishte shumë tërheqëse”, shtoi ai.

Alec Baldwin gjithashtu refuzoi të puthte Aniston në një rol tjetër.

dd3abbb3484e84bd6cda03fe1cdef1b7

© Panoramaplus.al