
Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora do të vijë vitin e ardhshëm me një album të ri.
Këtë e ka konfirmuar vetë Rita Ora gjatë një konference për shtyp me gazetarët, që u mbajt ditën e sotme.
Kam punuar në albumin tim të ri. Dhe po mendoj të publikoj diçka vitin e ardhshëm, në fillim të vitit. Kam shkruar shumë dhe kam qenë shumë e hapur dhe dua që të bëj një album që ka më shumë zemër, do të ketë shumë histori personale, pra një ‘storytelling.’ Ndoshta mund të shijoni një pije teksa dëgjoni këngët, ose jo, edhe çaj, është shumë mirë”- u shpreh Rita Ora, e cila foli gjithashtu për karrierën e sa në kinematografi.
Këngëtarja tha se muzika mbetet “dashuria e saj”, por dëshiron që të jetë një artistet gjithëpërfshirëse jo vetëm në muzikë.
“I dua shumë filmat. Do doja shumë që të shpreh kreativitetin tim përmes filmave, dua ta shoh veten si një ariste gjithëpërfshirëse në 360 gradë jo vetëm në muzikë. E dua muzikën por mendoj se dua ta shikoj veten në filma në të ardhmen”– tha Rita.
Rita Ora ka luajtur në filmin e njohur “Fifty Shades of Grey”. Në vitin 2015, Rita u shfaq si Mia Grey në Fifty Shades of Grey. Pas paraqitjes së saj të parë në 2015, ajo përsëriti rolin e saj në vazhdimet Fifty Shades Darker, dhe Fifty Shades Freed.

Ndërsa në shkurt të këtij viti, Rita Ora njoftoi se do t’i bashkohej ‘botës përrallore’ të ‘Beauty and the Beast’, duke zbuluar se do të luante në serialin e ardhshëm prequel të ‘Disney+’.

Rita Ora është konfirmuar gjithashtu për një pjesë në Tin Soldier. Këngëtarja i është bashkuar kastit të Tin Soldier një film aksion me aktorë Jamie Foxx dhe Robert De Niro. Lajmi u njoftua në qershor 2022 kur ajo postoi disa foto në Twitter me të së bashku me Jamie Foxx dhe regjisorin e filmit Brad Furman.


