Beniada Nishani ishte një nga emrat e katër finalistëve brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”.

Ndonëne nuk arriti të rrëmbente çmimin e madh, ajo ka fituar zemrat e të gjithë publikur shqiptar me natyrën e saj karizmatike.

Ditën e djeshme, ajo ka publikuar në Instastory në rubrikën ‘ask me a question”, disa nga përgjigjet e pyetjeve që publiku i ka drejtuar.
Njëri nga ndjekësit e pyet se tani që eksperienca e saj në ‘BBV’ mbaroi, ku do të jetojë, në Shqipëri apo Itali?
“Shumë e lumtur të them që nëse gjërat shkojnë ashtu siç e kam menduar, me projektet që më kanë ofruar, dua të jetoj në Shqipëri”,-ka thënë Beniada.

Ju rikujtojmë se gjatë kohës që ajo ishte brenda në ‘BBV’, në njërën nga netët “PRIME” mori një surprizë të bukur nga stafi i “Proçesi Sportiv”, me moderator Edi Manushi, i cili i ofroj Beniadës të prezantonte krahë tij.
© Panoramaplus.al
