7 Tetor, 2023

“Do të jetë i shoqëruar nga fisi i gruas”- Pasi e “thumboi” hapur, Luiz Ejllin “hakmerret” ndaj Eno Popit: Ftoj edhe…


Moderatori i njohur Eno Popi teksa së fundmi ishte i ftuar në emisionin “Wake Up”  nuk ka nguruar të hedhi disa kunja për këngëtarin Luiz Ejlli.

Ai tha se si Luizi do të jetë i ftuari special në “DWTS”, duke e shoqëruar kështu dhe me një batutë: “Dhe do të jetë i shoqëruar nga fisi i gruas”.

Mirëpo duket se artisti nuk e ka lënë me kaq duke ja kthyer me të njëjtën “monedhë”.

Teksa mbrëmjen e djeshmë ishte i ftuari special për të performuar këngën e tij më të fundit në spektaklin “Dancing with the Stars”, në një moment Luizi “thumboi” Enon duke thënë: “Ftoj edhe fisin e gruas tënde që i ke në Kanada”.

© Panoramaplus.al