16 Mars, 2022

Do të festonte ditëlindjen e saj të 47-të, bashkëshorti i Hyeda el Sayed bën dedikimin prekës


Ditën e sotme, Hyeda El Saied do të festonte ditëlindjen e 47-të të saj, por fatkeqësisht artistja ka ndërruar jetë prej disa muajsh.

Bashkëshorti i saj, Thierry përmes një videoje të publikuar në Instagram ka zgjedhur fjalët më të ndjera për ta kujtuar atë.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime. 16 Marsi do të jetë për ne gjithmonë festë, nga Gabriel dhe Thierry”, shkruan ai.

Ju rikujtojmë se Hyeda u nda nga jeta para disa kohësh si shkak i një sëmundjeje të pashërushme.

Ajo humbi betejën me jetën teksa ishte e prekur nga kanceri i gjirit prej të cilit vuante prej kohësh, por nuk e kishte pranuar publikisht.

Bashkëshorti i tij e kujton shpesh moderatoren edhe në postimet e shumta që ai bën, dhe kujdeset më së miri për rritjen e djalit të tyre.

 

© Panoramaplus.al