2 Korrik, 2021

“Do të fejohemi në…”- Nga gjëja që e acaron më shumë deri tek biseda e fundit me Andi Shehun, Melisa Lleshi i zbulon të gjitha


Melisa Lleshi dhe Andi Shehu kanë marrë hapa të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre, që i çuan deri tek bashkëjetesa.

andi shehu melisa lleshi (3)

Ish-konkurrentët e “Për’puthen” tashmë janë kthyer në një ndër çiftet më të dashur të publikut e ndonëse kanë vendosur të mos e ekspozojnë shumë jetën e tyre private, ata nuk mund t’i shpëtojnë fansave.

andi shehu melisa lleshi (8)

Së fundmi, Melisa realizoi një bashkëbisedim me ndjekësit në Instastory.

andi shehu melisa lleshi (6)

Gjatë bisedës ajo zbuloi se gjëja që e acaron më shumë tek Andi është fakti se ai nuk ia “var”, pasi luan shumë në play station.

melisa lleshi andi shehu (2)

Të pyetur se kur do të  fejohen, meqënëse kanë deklaruar se do të jenë gjithnjë bashkë deri në përjetësi, Melisa vendosi që përgjigjen e kësaj pyetjeje ta jepte Andi.

melisa lleshi andi shehu (1)

Vitin tjetër”, u dëgjua të thoshte ish-konkurrenti në sfond gjatë kohës që Melisa realizonte videon, por nuk dihet nëse e kanë seriozisht, sepse krahas saj, këngëtarja shkroi: “Thjesht po bëjmë shaka”.

andi shehu melisa lleshi (4)

Çifti vendosi gjithashtu t’u shuante kureshtjen të gjithëve duke publikuar edhe bisedën e fundit që kishin bërë bashkë në rrjetin social “Whatsapp”.

melisa lleshi andi shehu (3)

Në të shkruhej:

Andi: Mirë dashuria ime.

Melisa: Dy zemra të kuqe emoji. Në 9 e 15 mbaroj jetë.

Andi: Bëj ndonjë video të të shoh pak lali.

Melisa: Okay.

andi shehu melisa lleshi (7)

Lleshi nuk e tregoi se për çfarë videoje bëhej fjalë, por shkroi krahas fotos se ka qenë duke u praktikuar. Mbase ish-konkurrentja e “Për’puthen” po punon me ndonjë projekt të ri muzikor, por mbetet të presim derisa ajo vetë të zbulojë më shumë detaje.

andi shehu, melisa lleshi (5) andi shehu, melisa lleshi (4) andi shehu melisa lleshi (5)

© Panoramaplus.al