Ndërkohë që 4 finalistët janë në pritje të finales së madhe të ‘Big Brother VIP’, ata kanë festuar së bashku 14-vjetorin e pavarsisë së Kosovës, ku ishin të veshur me kostume tradicionale.
Ilir Shaqiri, Donald Veshaj dhe Einxhel Shkira, gjatë festës që organizuan në shtëpi lexuan dhe nga një poezi për Kosovën, kurse Beniada Nishani jo.
Aktori i humorit ditëve të fundit e ka ngacmuar shpesh modelen me pyetje apo batuta nga më të ndryshmet dhe kësaj herë ai i bëri një pyetje mjaft interesante asaj.
“A do të doje një burrë nga Kosova?”– e pyeti Donaldi ku Beniada e pohoi pa hezituar aspak përgjigjen e saj.
Pjesë nga biseda:
Donaldi: Do të doje një burrë nga Kosova?
Beniada: Patjetër që po.
Donaldi: Të pëlqejnë kosovarët?
Beniada: Nuk kam njohur ndonjë kosovar…
Einxhel: Si nuk ke njohur ato që ke pasur këtu brenda
Beniada: Po Dagzi është i yti tani.
Donaldi: Do të dojë të njihje kur të dilje që këtej me një djalë nga Kosova?
Beniada: Patjetër
Donaldi: Për të gjithë djemtë nga Kosova, Beniada është e gatshme sat ë dalë që këtej, Instagramin e keni sepse numrin e telefonit nuk e dimë
Einxhel: Vajzat Shqiptare nuk janë fasada janë të mira si Beniada



