Bruno Shemsho është një ndër ish-konkurrentët më të përfolur të “Për’puthen”.

Ai arriti të gjente dashurinë në program, por disa kohë pasi doli çift me Florjana Gjinin u përhap lajmi se dyshja janë ndarë.
Së fundmi Bruno ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e tij ku pyetjet më të shpeshta kanë qenë në lidhje me partneren e tij ‘ideale’ dhe cilësitë apo ‘problematikat’ që shikon tek një femër.

Mirëpo mes tyre nuk ka munguar as pyetja nëse do dëshironte të rikthehej me ndonjë nga ishat e tij ku mund të themi se pyetja i referohej romancës së tij me Anën.
“Jo jo, do të doja të rikthehesha tek vetja në atë kohë, kur qeshja me të madhe dhe nuk më dukej dobësi të ndjeja”– u përgjigj Bruno ndërsa e shoqëroi dhe me disa vargje:
“Ajo me mori në telefon dhe më tha: Dua që ti të vuash, e ke shumë të lehtë. Ty nuk të intereson asgjë, dua që ti të vuash.
Në fakt: Nuk jam aq budalla sa të sfidoj zemrën kështu që fillova të vuaj menjëherë”.

Rikujtojmë se në një intervistë të dhënë për “Neës 24”, ish-konkurrenti shprehu se janë disa faktorë që kanë ndikuar në prishjen e marrëdhënies mes tij dhe Anës. Mes këtyre faktorëve Bruno veçon, famën, komentet e ndjekësve, dhe deklaratat që Ana ka dhënë nëpër intervistat që ka zhvilluar.

Megjithatë ish-konurrenti shprehet se ishte më mirë që gjërat shkuan kështu, për të evituar një situatë më të keqe më vonë.
“Ka të bëjë edhe fakti që shpesh nëse futesha nëpër komente njerëzit thonin që do ndahen. Kjo më ka bërë çudi në çdo shoë. Mu më vjen keq të hedh poshtë çdo të mirë që kam kaluar me njerëzit prandaj nuk kam folur. Nuk kam tradhtuar! Por mbaroi për shumë aryse, ndoshta për shkak të famës. Unë jam tip që i vë re shumë detajet, jam i sëmurë. Pashë 2-3 intervista të fundit që ajo dha dhe nuk u ndjeva fare mirë. Në një intervistë të saj më erdhi shumë rëndë, më peshoi shumë.

Të folurën për muhabete ‘shtrati’, gjëra që mund të duken ‘old fashion’ por për mua çfarë ndodh në një dhomë me 4 mure ngelet aty. Çfarë ndodh në lidhje me të shkuarën ti zgjedh ta ndash. Pse duhet të bëj si gjynah, “kam qenë në emigrim kam vuajtur”, edhe unë kam qenë në emigrim. Këto detaje nuk më kanë pëlqyer. Kam hedhur një postim ironik me limonin që është më i ëmbël de luleshtyrdhja, dhe hëngra bllok. Më mirë kështu, i parandalon gjërat në këtë pikë, para se të bëhen më keq më vonë. Zgjati diku te dy muaj e pak”- tha Bruno.


