18 Gusht, 2022

Do të bëhet nënë së shpejti, mirëpo për këtë person Dojna Mema do të mbetet gjithmonë e “vogël” (FOTO)


Në prag të të bërit nënë, Dojna Mema i ka kujtuar vetës se akoma është “e vogël” për dikë.

Megjithëse është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël, moderatorja vijon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale. Së fundmi, Dojna ka ndarë me të gjithë një foto teksa duket e shtrirë në prehërin e gjyshes.

“Gjithmonë e vogla jote,”-shkruan moderatorja krahas fotos.

Ju kujtojmë që gjyshja e Dojnës nuk është një personazh i panjohur në rrjetet sociale. Vetë moderatorja e ka shfaqur shpeshherë në profilin e saj, teksa ajo zotëron edhe një llogari të sajën në Instagram pikërisht me emrin “Gjyshja e Dojnës”.

Sakaq, Dojna Mema ka bërë një rrëfim të rrallë vetëm pak ditë para se të bëhet nënë duke zbuluar gjithçka mbi shtatzëninë, raportin me Vlashentin e shumë detaje të tjera. Në një intervistë për ‘Revista Who” moderatorja ka hapur zemrën dhe ka shuar shumë kuriozitete.

Edhe pse zbuloi se nuk e kishin në plan të bëheshin prindër, prezantuesja ka treguar se kur e zbuluan e deshën me gjithë forcën e tyre: “Mendoj vërtet që janë fëmijët ata që zgjedhin prindërit dhe jo anasjelltas. Në rastin tonë, nuk po luteshim për të patur një fëmijë, por kur e zbuluam e deshëm me gjithë forcën tonë. Unë e kam ndjerë që në atë çast edhe gjininë e tij. E dija që ishte djalë. Ka diçka magjike, prej një tjetër bote, në ndjesitë dhe intuitën e një gruaje shtatzënë.”

Duke folur për këtë periudhë 9-mujore, Dojna ka treguar se muajt e parë ishin të lodhshëm duke qenë se drejtonte “Fan Club”, në tremestrin e dytë ka udhëtuar shumë ndërsa sa i përket tremujorit të fundit ka qëndruar në shtëpi.

© Panoramaplus.al