26 Maj, 2023

Do të bëhet baba për herë të parë, ish-konkurrenti i “Për’puthen” zbulon gjininë e bebushit nëpërmjet videos së ëmbël


Ish-konkurrenti i  “Për’puthen”, Beart Rexhepi zbuloi disa javë më parë se do të bëhet baba për herë të parë.

Partnerja e tij është në një pritje të ëmbël dhe lajmin e bëri të ditur vetë ai, ku publikoi në Instagramin e tij foton të ekos së bebusht duke mos zbuluar më shumë detaje.

Krahas fotos ku shfaqet me partneren e tij, ai shkroi: “Një ndjesi që nuk mund të përshkruhet dot me fjalë apo shkrim. MashAllah”.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Beart Rexhepi (@beartrexhepi)

E së fundmi, Bearti ka zbuluar dhe gjininë e bebushit që po presin. Nëpërmjet një videoje të postuar në Instagram, ish-konkurrenti ka treguar se ai dhe partnerja e tij do të bëhen prindër të një vazje.

“Është vajzë”- shkruan krahas videos ku shfaqet Bearti me partneren dhe motrën e tij, teksa duken shumë të gëzuar pasi plasin një fishekzjarre që nxjerr ngjyrën rozë.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Beart Rexhepi (@beartrexhepi)

Bearti e zyrtarizoi lidhjen disa muaj më parë, kun ë rrjetet e tij sociale, djali nga Peja bëri publike propozimin romantik të partneres, duke u shprehur: “Ajo tha po”.

Ndonëse më i dashuruar se kurrë, djali nga Kosova ka preferuar mos t’ia tregojë imazhin partneres së re, duke preferuar ta lërë atë një personazh enigmatik.

Kujtojmë se për nga mënyra si u zhvillua, lidhja e Beart Rexhepit dhe Tea Trifonit rreth dy vite më parë në “Për’puthen” bëri një bujë të madhe në rrjet.

Me anë të një fotoje në borë, ish-konkurrentja e “Për’puthen” zgjodhi të konfirmonte lidhjen e saj me Beartin pak ditë pasi kishte dalë çift me Andi Shehin nga emisioni i dashurisë.

Si një program që ndiqej nga shumë persona kjo ngjarje u konsiderua si një “tradhti” ndaj publikut, duke iu lënë të besohej diçka që nuk ekzistonte.

© Panoramaplus.al