15 Korrik, 2023

Do të bëhen prindër të një djali, Xhensila Myrtezaj nuk e fsheh më barkun e rrumbullakosur. Këngëtarja publikon fotot e ëmbla krah Besit


Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori i humorit Bes Kallaku zbuluan publikisht disa ditë më parë se do të bëhen prindër për herë të dytë.

Çifti i cili e kishte mbajtur sekret lajmin e ëmbël, zgjodhën ta bëjnë publike pikërisht në ditëlindjen e vajzës së tyre Ajka, e cila mbushi 5-vjeç. Në videon e publikuar në rrjet, çifti zbuloi se janë në pritje të një djali.

 

E së fundmi, Xhensila ka ndarë për ndjekësit në Instagram disa foto të shkrepura gjatë festës ku nuk e fsheh më barkun e rrumbullakosur. Teksa shfaqet e buzëqeshur krahë aktorit të humorit, artistja shkruan:

“23javëshe, e bekuar”- duke i bashkangjitur dhe një zemër ngjyrë blu, që nënkupton se ështënë pritje të një djali.

 

© Panoramaplus.al