20 Tetor, 2018

Do ngelni pa fjalë! Adelina Tahiri zbulon gardërobën luksoze (VIDEO)


Këngëtarja Adelina Tahiri është mjaft aktive në rrjetin social “Instagram”, ku publikon foto e video të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi Adelina ka publikuar një video, ku shihet ajo teksa hap derën e gardërobës e cila duket se nuk e ka një fund.

Kështu, këngëtarja zbuloi raftet plot e përplot me veshje, ku vihet re që janë vendosur sipas rëndësisë dhe ngjyrave.

Gjithashtu Adelina zbulon edhe këpucët e aksesorët e shumtë që ndodheshin në atë dhomë.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al