4 Mars, 2019

“Do më zësh vendin e punës?”, Alba Hoxha reagon pas imitimit të Olsi Bylykut (FOTO)


“Parashikimi i VIP-ave” në “BE Coffee”, është rubrika që shkrin së qeshuri të gjithë shqiptarët. Aty aktori i njohur i humorit, Olsi Bylyku shfaqet në rolin e parashikuesit, njësoj si balerina Alba Hoxha.

Gjatë kësaj rubrike, Olsi imiton balerinën teksa jep parashikimit e VIP-ave. Videon e fundit, aktori i humorit e ka publikuar në profilin e tij në “Instagram”, ku nuk ka munguar komenti i Albës.

“Do më zësh vendin e punës më duket?”, e pyet balerina e njohur me shaka Olsin, i cili ende nuk i ka kthyer përgjigje.

 

View this post on Instagram

 

Kriza ekonomike kapi kryesisht dyqanet e “veshmbathjeve”…?

A post shared by Olsi Bylyku (@olsibylyku1) on


Panorama Plus

© Panoramaplus.al