Hilary Duff duket se nuk u kushton vëmendje atyre që nuk i miratojnë zgjedhjet e saj si prind. Aktorja zbuloi të dielën në Instagram se vajzës së saj 7-muajshe, Mae James, i kishin shpuar veshët.

“Po! I shpova veshët sot. Mezi pres që rrjeti të më quajë abuzuese fëmijësh… përsëri.”,- shkroi Duff, sipas “Page Six”.
Duff, edhe vajzës Banks Violet, 3 vjeç, të cilën e ndan me partnerin Matthew Koma, gjithashtu i shpoi veshët kur ajo ishte 7 muajshe.

Aktorja ka edhe një vajzë tjetër 3-vjeçare, të cilën e ka quajtur Banks Violet. Ajo erdhi në jetë nga marrëdhënia me partnerin Matthew Koma. Edhe Violet i shpoi veshët kur ishte 7-muajshe.
Në kohën kur ajo e publikoi një foto të vajzës me veshët e shpuar, mori shumë komente negative nga ndjekësit. Ndryshe nga hera e kaluar, tani Hilary po i paraprinë këtyre komenteve.


