Ditën e sotme ish-finalistja e “Big Brother Vip Kosova”, Mbresa Hajrullahu ka humbur një ndër pesonat më të shtrenjtë në jetë, e cila ishte gjyshja e saj.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vetë Mbresa përmes një postimi në Instagram.
Teksa ka postuar në InstaStory një foto të gjyshes në moshë të re, krahas saj ajo ka bërë edhe një shkrim prekës.
“Lamtumirë gjyshe! Do më marrë malli shumë për erën tënde, zërin tënd dhe për darkat e tua kur na ke mbledhur me nipa dhe mbesa. Shpresojmë që ti trashëgojmë krejt vlerat tua që ti vazhdojmë traditat e familjes. Krenare me ty gjithmonë. Pusho lehtësisht gjyshnika ime. Të dua.”– ka shkruar Mbresa.

© Panoramaplus.al

