9 Shtator, 2022

“Do martohesh me mua të lutem?” Një fans shqiptar i propozoi Rita Orës kur ishte në Tiranë, ja reagimi epik i saj (VIDEO)


Pafund të sukseshme, tejet të bukura dhe shumë të mira-këta janë tre emëruesit e përbashkët të artisteve shqiptare me famë botërore Dua Lipa, Rita Ora dhe Bebe Rexha. Prandaj dhe shqiptarët jo vetëm që ua duan muzikën por i duan edhe si partneren. Madje nuk kanë ngurruar edhe tu propozojnë për martesë.

Rita mbajti në sheshin “Skënderbej” një koncert në 6 shtator, ku dhuroi një super performancë elektrizuese. Por, pas saj teksa ka qenë duke u larguar, një fans i ka propozuar për martesë: “Rita, do martohesh me mua të lutem?”, pyet ai teksa me humor ajo ia kthen: “Çfarë pyetje palidhje…”

Ndoshta fansi ka humbur disa përditësime të fundit, pasi para pak javësh Rita u martua në fshehtësi me regjisorin Taika Waititi. Thuhet se çifti në fillim të këtij muaji u martuan në një ceremoni private dhe po përgatiten për një dasmë të madhe. Rita dhe Taika filluan të takoheshin në mars 2021, përpara se të zyrtarizonin romancën e tyre atë gusht. Çifti u fejua dy muaj më parë dhe tani burimet pohojnë se ata po planifikojnë një dasmë të madhe për të festuar martesën e tyre sekrete me miqtë dhe familjen.

Ndërkohë, kur Dua ishte në “Sunny Hill” në Kosovë mori një propozim edhe më epik. “A të jep nana në katun”, ka qenë pyetja që i ka bërë njëri prej pjesëmarrësve këngëtares shqiptare. Pasi ka dëgjuar pyetjen, ajo nuk e ka fshehur reagimin, duke e mohuar me duar e duke shkaktuar kështu të qeshura tek të pranishmit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Media TVKS (@mtvks)

Ndryshe nga Rita, Dua nuk ka pranuar zyrtarisht asnjë lidhje ndonëse prej kohësh përflitet për një roamncë me aktorin spanjoll Aron Piper.

© Panoramaplus.al