4 Janar, 2019

Do e bënit ju? Enca na mëson si të zhdukim kujtimet e vjetra


Me ardhjen e Vitit të Ri, këngëtarja e njohur Enca Haxhia ka vendosur që të zhdukë të gjitha kujtimet e vjetra.

Këngëtarja ka publikuar në “Instastory” disa video ku shfaqet buzë detit. Në një video Enca tregon se ka hedhur celularin e saj në det, kështu u ka thënë lamtumirë kujtimeve të vjetra.

Mesa duket këngëtarja e njohur do që ta nisë Vitin e Ri me gjëra të reja, duke lënë pas të gjitha momentet që nuk do t’i marrë me vete në 2019-n.

© Panoramaplus.al