1 Nëntor, 2021

“Do doja ta takoja!”/ Granit Cana shpreh mallin për “të dashurën” jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP”


Granit Cana rrëfeu pak ditë më parë historinë e tij të dashurisë jashtë shtëpisë së “Big brother VIP”. Ish-futbollisti tregoi se ka bashkëjetuar me vajzën në fjalë, edhe pse familja e saj nuk e dinte për lidhjen e tyre, me përjashtim të së motrës.

granit cana

Graniti tha se nuk mund t’i kërkoi vëllait të madh që t’ia sjellë partneren në shtëpi, pikërisht sepse familja e saj nuk është në dijeni të marrëdhënies së tyre. Ai pranoi se kur ka hyrë në shtëpi, raporti mes tyre ka qenë në krizë.

Por mbrëmjen e djeshme, teksa qëndronte me banorët e tjerë në oborr, Graniti tha se ka shumë dëshirë që ta takojë të dashurën.

Gjë e bukur do ishte me e pas taku!”,- tha Graniti.

Lidhja që ka jashtë shtëpisë është edhe arsyeja pse ish-futbollisti i tha Fifit se nuk mund ta shohë dot më shumë se shoqe. Ai madje ka vendosur që të mos krijojë lidhje me asnjë nga vajzat në shtëpi.

Në fillim ka shku shumë mirë, jemi shpenzu tu nejt, tu harxhu shumë kohë bashkë. Erdhi një moment që fillum me u përla. Se kur harxhohesh kalon në një moment toksik. Fillum me i bo njoni-tjetrit keq. Edhe ky fakti që unë kisha për me hy në ‘Big Brother’ e preku.

‘A je i sigurt që po shkon? Kanë me të hongër femrat? Ti shkon në Tiranë pa mu?’… Edhe i thoja ‘Jo, se kjo gjëja e Big Brother më ndihmon edhe në karrierë edhe në punë’. ‘A je i sigurtë që po shkon? Me nime e ki?’. E di sa herë më ka pyetur kështu. I thoja ‘Pse po bohesh merak?’ se xhelozonte. I thoja ‘Jam tu e bo mo shumë për karrierën, se bohesh më shumë influencer. Po ndikohej nga fakti i femrave. Edhe mbeti si pezull ajo. Jam 100 për qind i sinqertë.

Pa vetëdije, thua ‘A po ndodh kjo?’. 360 gradë ndryshe. Po e kam pas edhe pak vështirë me thon në fillim. Ata të shtëpisë së saj nuk e dinin. Fatkeqësisht ajo babin nuk e ka gjallë dhe të shtëpisë së saj jetojnë në Pejë. Unë me të kam bashkëjetuar në Prishtinë.

Motra e vet e ka dit për mu, por jo të tjerët. Një herë e pata thirr në shtëpi për ramazan, por nuk erdhi, i vinte keq. Vetëm ça shkoja në punë, shkoja në shtëpi të merrja ndonjë rrobë dhe të përqafoja mamin, edhe drejt te ajo, non-stop.

Është pak e shkurtër, por e ka një fytyrë… zeshkane. Kur flas për të, s’mund të menoj. Më kanë dalë edhe lot një herë, është diçka që s’muj me e mohu. Nëse e binë ata këtu keni me e kuptu ç’ka domethënë…

Nuk ma merr menja që pranon ajo. Jam tu i nejt besnik. Kur kam ardh këtu, ne e kemi lon si në gjys punën, nuk është se kena kon bashkë. Ka dy motra, një e ka jashtë të martuar”,- tha Granit Cana para pak ditësh.

© Panoramaplus.al