
Kim Kardashian dhe Nicole Kidman u përpoqën të mposhtnin te Dua Lipa frikën duke e siguruar se do ta ‘kapinin’ nëse ajo binte në pasarelën e Balenciaga gjatë “Javës së Modës në Paris”.
Dua, Kim dhe Nicole u panë duke biseduar në prapaskenë përpara se të shfaqnin talentin e tyre të modelingut dhe të dilnin në pasarelë për shfaqjen e bujshme të modës. Këngëtarja shqiptare u pa duke pranuar në një video se shpresonte të mos ‘binte’ gjatë pasarelës, duke bërë që Nicole dhe Kim të këmbëngulnin se do të ishin aty për ta ndihmuar.
Në klipin e shpërndarë në llogarinë e Nicole në Instagram, Dua tha: “Vetëm një këmbë para tjetrës dhe shpresoj të mos bie!”
Për të cilën Nicole u zotua me dashamirësi: ‘Po, do të të kap nëse e bën, të premtoj se do të vrapoj dhe do të të kap.’ Kim mund të shihej duke qeshur me të dyja, duke thënë: “Edhe unë do rrëzohem”. Teksa Nicole shtoi: ‘do të biem të gjitha’.
View this post on Instagram
Në fund të treja shkëlqyen teksa dolën në pistën e mbushur me yje të Balenciagas.
Aktorja amerikano-australiane Nicole kishte veshur një fustan elegant argjendi vezullues. Ndërsa, Kim kishte veshur një fustan të zi të ngushtë me doreza të zeza. Dua veshi një fustan të verdhë të shkurtër, me një palë geta të zeza dhe taka me majë.


