29 Gusht, 2023

“Do bësh më fëmijë?”/ Jonida Vokshi i jep përgjigjen epike fansit në mënyrën më të veçantë: Mos më…


Moderatoja e njohur Jonida Vokshi vetëm disa muaj më parë është bërë nënë për herë të dytë.

Ndonëse iu ka përkushtuar plotësisht të voglit të saj, ajo nuk i ka lënë pas dore as fansat me të cilët shpesh herë zhvillon biseda.

Së fundmi ajo ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku një ndër fansat e pyeti mbi planet për një fëmijë të tretë, ndërsa Jonida iu ka përgjigjur në një mënyrë mjaft të veçantë.

“Do bësh më fëmijë?”– e ka pyetur fansi.

Ajo postoi në InstaStory një foto të një çifti, ku burri e pyet gruan: “Le të bëjmë një tjetër”, ndërsa bashkëshortja i thotë: “Mos më prek”.

Mesa duket një fëmijë i tretë nuk është në planet e moderatores.

 

© Panoramaplus.al