Këngëtarja Semi Jaupaj mori një vëmendje të madhe në publik pas eksperiencës së saj në “BBVIP” dhe miqësisë së ngushtë që pati me Donald Veshajn dhe Bora Zemanin. Së fundmi ajo duket se po i përkushtohet tashmë karrierës muzikore.

Artistja është goxha aktive në rrjetet sociale teksa poston foto apo video të ndyshme nga përditshmëria e saj. Mirëpo së fundmi Semi ka bërë një kërkesë të pazakontë për ndjekëset e saj. Ish-banorja duket se ka filluar të merret me mblesëri duke kërkuar nuse për shokët e saj.
Ajo i ka prezantuar ndjekësve një prej shokëve të saj ku tregon se djali është beqar dhe është në kërkim të një nuseje për shtëpi, teksa i ka dhënë mundësinë vajzave ta kontaktojnë në dm kush është e interesuar për të.
“Ky është shoku im @addictiveee. Është single, kërkon nuse për shtëpi Dm kush është e interesuar”-shkroi Jaupaj krahas fotos së mikut të saj.

Rikutojmë se disa javë më parë Semi solli këngën më të re “All Your Lovin” në bashkëpunim me këngëtarin Ron Zaiti ku që pas publikimit të saj dyshja janë komentuar për një romancë mes tyre. Fansat vunë re menjëherë afrimitetin që Semi dhe Roni kishin në videoklip, dhe nisëm menjëherë të komentojnë se “sa bukur duken si çifti.”

Pak ditë më pas, disa video dhe foto të këngëtares krah Ron Zaitit u shpërndanë menjëherë në rrjet duke ndezur kështu dyshimet se mes tyre mund të ketë lindur një romancë.
U duk sikur fansat kishin të drejtë, pasi në videot e publikuara Semi dhe Roni dukeshin mjaft afër me njëri-tjetrin. Dyshimet u shtuan edhe më shumë pas një fotoje të shpërndarë me shpejtësi në rrjet, ku Semi dhe Roni duket sikur po shkëmbejnë një puthje.
Dyshja nuk kanë reaguar në lidhje me aludimet, megjithatë videot dhe fotot që po qarkullojnë u dukën si një konfirmim se mes tyre mund të ketë një romancë.


