9 Shtator, 2020

“Dje, sot, përgjithmonë”- Landi Hysi i bën urimin e veçantë djalit të Dr. Florit për ditëlindje


Landi Hysi ka pasur një lidhje shumë të veçantë me Dr. Florin dhe familjen e tij. Dhe gjashtë vite pas vdekjes së këngëtarit të njohur, Landi Hysi vazhdon të ruajë raporte të mira me bashkëshorten dhe dy fëmijët e Dr. Florit.

Ai i qëndron shumë afër dhe kujdeset shumë për ta. Dhe asnjëherë nuk mundojnë urimet e tij në përvjetorët e lindjes së Kaltrinës dhe Danielit.

Dhe në 6 vjetorin e lindjes së djalit të Dr. Florit, Landi Hysi i dedikoi fjalët më të bukura duke i premtuar se do jetë në krah të tij përgjithmonë.

“Dje. Sot. PËRGJITHMONË! Gëzuar Dani! Dhe mbaj mend që ashtu siç ke emrin, ashtu është! VETËM Zoti është gjykatësi yt!”- shkroi këngëtari në një postim në Facebook.

Ndërsa ndau me ndjekësit e tij edhe disa foto nga festa e ditëlindjes së Danielit, teksa ai fryn qirinjtë në tortë.

/Panoramaplus.al

 

© Panoramaplus.al