7 Prill, 2023

“Djali ishte i ftohtë, qava pasi mendova se më kishte harruar”- Olta Gixhari flet për marrëdhënien me të birin pas daljes nga BBV dhe mendimin për Luiz Ejllin: Mashtrues profesionist, por…


Olta Gixhari ka folur për marrëdhënien me djalin, Amar, pas daljes nga BBV.

Ajo u shpreh se mendoi se djali i saj e kishte harruar, pasi u soll ftohtë me të kur produksioni ia dërgoi suprizë brenda shtëpisë.

Megjithatë theksoi se marrëdhënia e tyre u rikuperua brenda natës dhe ka kaluar gjithë kohën vetëm me të birin.
“Kam pak ditë që kam dalë, ndihem mirë. Kam harxhuar kohën me djalin tim dhe po rikthehem në realitet. Djali ishte i ftohtë, unë qava, mendova se më ka harruar, por pikërisht atë natë që shkova në shtëpi, ai hidhej sipër krevatit dhe s’ka fjetur deri ne 6 të mëngjesit. Thoshte “mami të dua shumë”. Rikuperimi ishte më i shpejtë seç e mendoja dhe për këtë jam shumë e lumtur”, tha ajo në “Më lër të flas”.

E pyetur se çfarë mendimi ka për Luizin pas daljes nga BBV, thotë: Është super lojtar dhe mashtrues profesionist. E kam thënë aty brenda, tani që kam dalë më është përforcuar kjo idePor e theksoj super lojtar.

© Panoramaplus.al