Prej kohësh është përfolur për marrëdhënien jo të mirë mes këngëtarëve të njohur, Tuna Sejdi me Robert Berishën dhe Nora Istrefin.

“Më vjen keq për Patrisin dhe Tianin të cilët i dua shumë dhe do jem gjithmonë në gatishmëri për ta, por me Tunën nuk duam dhe nuk flasim!”, ka thënë Roberti në një intervistë.

Ndërkohë një ditë më parë. Vogëlushi Tian ka festuar ditëlindjen e tij të dytë, ku prindërit kishin organizuar një super festë.

Tuna dhe bashkëshorti i saj, Patris Berisha, kanë publikuar në profilet e tyre në rrjetet sociale, fotografi nga kjo ditë e veçantë për ta.
View this post on Instagram
Welcome to our farm party …. Thank u @amazonahotel @granddecor @norikuka
E mesa duket as në këtë ditëlindje, Roberti dhe Nora nuk kanë qenë të pranishëm, duke lënë të kuptojnë se sherri mes tyre vazhdon ende.
Por Roberti ka vendosur që nipin e tij ta urojë me rastin e ditëlindjes, duke postuar një foto në “Instastory” ku shfaqet vajza e tij Renee së bashku me Patrisin dhe Tian.

“Gëzuar ditëlindjen Tian Patris Berisha!”, shkruan Roberti në foton e tij.
© Panoramaplus.al
