18 Shkurt, 2022

Djali i Tom Hanks bën deklaratën e fortë për babanë e tij: Nuk kam patur një model të fortë mashkullor në jetën time


Djali i Tom Hanks, Chet, është bërë kryefjalë e mediave rozë pasi në një intervistë së fundmi u shpreh se ka patur mungesë të një ‘modeli të fortë mashkullor’ gjatë rritjes së tij, duke nënkuptuar se është fjala për të atin. 31-vjeçari foli për jetën e tij në një video të publikuar në YouTube të titulluar “E vërteta rreth rritjes si Hanks”.

Chet tha se shumë njerëz e përbuznin vetëm se ishte fëmija e një ylli. Ai siguroi publikun se i do prindërit duke deklaruar: “Unë i dua prindërit e mi dhe nuk do të doja prindër të ndryshëm”. Por rrëfeu se të kesh një familje të famshme është ‘një thikë me dy presa’. “Jeta ime ishte edhe e komplikuar sepse, përveç se fama ishte toksike, unë nuk isha as i famshëm”, shpjegoi ai. “E dini, unë isha thjesht djali i dikujt të famshëm, kështu që nuk kisha bërë asgjë për të merituar ndonjë lloj njohjeje dhe kjo krijoi shumë përbuzje për mua”, tha Chet.

Ai tregoi se ndërsa babai i tij ishte ‘në piedestal’, ai vetë akuzohej se ishte ‘një djalosh me të vërtetë arrogant dhe i llastuar’. Gjatë viteve të shkollës së mesme dhe të kolegjit, ai tha se njerëzit e kishin përbuzur pa e njohur personalisht, por duke e gjykuar nga prindërit.

“Ishte jashtëzakonisht e vështirë, kështu që hasa në shumë përbuzje, shumë armiqësi, shumë negativitet sepse të gjithë thjesht ishin të përgatitur të urrenin guximin tim”, kujton ai.

Hanks dhe bashkëshortja e tij prej 33 vitesh, Rita Wilson, kanë dy djem së bashku: Chet dhe Truman. Ylli i “Forrest Gump” ka gjithashtu një djalë Colin, 44 vjeç, dhe një vajzë Elizabeth Ann, 39 vjeçe, nga martesa e tij e parë me gruan e ndjerë Samantha Lewes.

Duhet thënë që se deklaratat e Chet kanë marrë shumë kritika, sidomos nga fansat e Tom. Shumë prej tyre i janë referuan vëllezërve e motrave të Chet për të bazuar skepticizmin e tyre mbi pretendimet e 31-vjeçarit se babai i tij nuk ishte një model i mirë rritjeje për të.

© Panoramaplus.al