22 Gusht, 2023

Djali i Olta Gixharit feston ditëlindjen e tretë, aktorja poston foton e ëmbël gjatë festës së Amarit


Djali i aktores së njohur Olta Gixharit, Amar së fundmi ka festuar 3-vjetorin e lindjes.

Në këtë ditë kaq të veçantë për të, Olta ka organizuar një festë për të voglin e saj.

Ditën e sotme ajo ka postuar në Instagram një foto së bashku me bashkëshortin dhe Amarin në ditën e tij të lindjes, ku ky i fundit po fryente qirinjtë e tortës.

Familja është pika ime më e rëndësishme! Faleminderit për urimet tuaja dhe ju uroj të jeni të lumtur më të dashurit tuaj. Me shumë dashuri nga ne të tre”- ka shkruar Olta krahas fotos në Instagram.

Pavrësisht se ish-banorja e “BBV” ndau me fansat një foto nga dita më e veçantë e të voglit të saj, aktorja ka fshehur sërish imazhin e bashkëshortit emri i së cilit është Dori.

© Panoramaplus.al