Këngëtarja e mirënjohur Fitnete Tuda prej një kohe të gjatë është shkëputur nga muzika. Por pavarësisht kësaj, hiti i saj i padiskutueshëm “Shi bie në Tiranë” vazhdon të jetë në kujtesën e të gjithëve ne.

E pikërisht me këtë këngë, djali i saj Doni u paraqit mbrëmë në skenën e Audicioneve të Fshehura për në “The Voice Kids”.

Doni, si rrallë fëmijë të moshës së tij ndjek një strategji për të mposhtur emocionet! “Strategjia ime është, do i mbyll sytë, do bëj sikur jam në dhomën time dhe askush nuk po më shikon”, është shprehur djaloshi.

Trajnerët të emocionuar nga ky fakt e ftuan këngëtaren të rikthehej në skenë jo vetëm për ta përshëndetur por për të përjetuar sadopak disa momente pranë një publiku aq të ngrohtë sa ai i “The Voice Kids”.
© Panoramaplus.al
