Huyeda El Saied ka ndarë një lajm jo të bukur dje me të gjithë ndjekësit në rrjete sociale.

Ajo ka treguar se i biri ka pësuar një incident e si rezultat, është dëmtuar tek balli.

“Jeta ime, zemra ime, shpirti im, dashuria e mamit dhe e babit. Sot çau ballin dhe si rezultat kaluam disa orë në spital. Falë Zotit, çdo gjë shkoi mirë. Tani jam bërë unë për spital”, shkroi Huyeda krahas fotos së të birit që shfaqet me fasho në ballë.

Ndërkohë, Huyeda vazhdon të mbajë flokë të shkurtër edhe pas kritikave të shumta që mori online për vendimin që t’i priste kaçurrelat që e karakterizonin.

Nëpërmjet një postimi në Instastory ajo i ktheu përgjigje të gjithë ndjekësve që i kërkonin t’i rriste flokët sërish, duke shkruar se flokët janë gjëja e fundit që do të donte të ndryshonte nëse do të kishte një shkop magjik.


