Julka Gramo është një nga moderatoret e njohura shqiptare, e cila ka prezantuar një sërë emisionesh radiofonike.

Siç dihet, Julka është nënë e dy djemve, Gregut dhe Ian, më të cilët ajo publikon shpeshherë foto në profilin e saj në “Instagram”.

Së fundmi, moderatorja e njohur ka zbuluar se djali i vogël i ka bërë një dhuratë të veçantë. Në një foto të postuar nga Julka, shihet Ian i cili mban në dorë një vizatim shumëngjyrësh që e kishte bërë posaçërisht për mamanë e tij.

“Kur ti s’e ke fare mendjen dhe i vogli te thote “Mama e bera per ty” ? dhe ti thjesht e dashuron ate qe ka bere me mendjen dhe dockat e tij te vockla??”, shkruan Julka bashkëngjitur me foton.


