23 Nëntor, 2018

Djalë apo vajzë? Ja çfarë mendon Stresi për fëmijët


Ka disa javë që reperi i njohur Stresi ndodhet në burg. Ai u arrestua pasi iu gjet armë dhe drogë në dhomën e një hoteli në Tiranë.

E si pasojë, emri i tij ka qenë shpeshherë kryefjalë e mediave dhe jo vetëm. Madje edhe bashkëshortja e tij, Keisi, e cila jeton në Kanada, ka rrëmbyer së fundmi vëmendjen e të gjithëve.

Ajo është mjaft aktive në llogarinë e saj në “Instagram”, ku publikon foto dhe video të ndryshme. Në “Instastory” Keisi poston video teksa dëgjon këngët e Stresit, apo edhe foto ku shfaqen ata të dy bashkë.

Kësaj radhe, ajo ka postuar në “Instastory” një foto ku tregon se i është përgjigjur disa pyetjeve lidhur me reperin.

Aty ajo ka treguar që nga ushqimi i preferuar i Stresit, frikën më të madhe të tij si dhe planet për të patur fëmijë.

“A i do partneri yt fëmijët? Djalë apo vajzë në fillim?” – ishte një nga pyetjet që Keisi u përgjigj. “Po, ai do djalë të parin”, përgjigjet ajo.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al