14 Shtator, 2023

Djalë apo vajzë? Do të bëhet nënë për herë të parë, Greta Koçi zbulon gjininë e bebushit që po pret


Këngëtarja e njohur Greta Koçi ka ndarë së fundmi një lajm shumë të bukur për fansat e saj. Artistja është në pritje të ëmbël dhe do të bëhet nënë për herë të parë.

Greta ka publikoi pak ditë më parë një video nga ‘babyshower’-i që ka realizuar ku aty u zbulua dhe gjinia e bebushit që po pret. E teksa në video, artistja shfaqet  në disa çaste duke përkëdhelur barkun e rrumbullakosur, ajo nuk e zbuloi menjëherë gjininë e vogëlushit.

E së fundmi, këngëtarja ndau për ndjekësit disa foto ku shfaqet me tullumbace ngjyrë blu në dorë, të cilat nënkuptojnë se ajo do të bëhet nënë e një djali.

“Është djalë. Faleminderit nga zemra te gjithëve per urimet tuaja”- shkroi Greta krahas postimit.

Kujtojmë se dyshimet për shtatzëninë e këngëtares nisën disa javë më parë pasi Greta shfaqej në evente të ndryshme ku ajo ishte e ftuar me veshje të gjëra të cilat i mbulonin pjesën e barkut.

© Panoramaplus.al