E dimë të gjithë tani që çifti i këngëtarëve aq të pëlqyer për publikun, Alban Skënderaj dhe Miriam Canim janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.

Miriam herë pas here publikon foto me barkun e rrumbullakosur në rrjetet sociale.
Por ajo çfarë ne nuk dinim ishte gjinia e bebit. Albani dhe Miriami kanë gjetur një moment vërtet të veçantë për ta ndarë me publikun këtë lajm të bukur. Në koncertin e djeshëm recital ‘Nën yjet e Tiranës, këngëtarët na kanë zbuluar se prisnin një djalë dhe ishin shumë të lumtur.
Lajmi u prit me brohoritje dhe duartrokitje nga të praishmit. Albani dhe Miriami vazhduan më pas të performojnë në skenë së bashku.

© Panoramaplus.al

