Dj Viki dhe partnerja e tij, Amanda Dako, janë bërë prindër për herë të dytë, pasi mirëpritën në jetë një vajzë.
Edhe pse Amanda ka lindur më 23 korrik, Viki ka publikuar për herë të parë sot një foto me vogëlushen në krahë. Amal është emri që çifti ka zgjedhur për të voglën.
Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë dj i “Threedots”, përmes një postimi në Instagram, krah së cilës shkruante: “Vogëlushja ime e ëmbël, Amal”.
Viki, emri i vërtetë i të cilit është Vik Kraja, dhe Amanda janë bashkë prej vitesh dhe për herë të parë janë bërë prindër të një djali të quajtur Alen. Babai dhe djali do ta festojnë gjithmonë ditëlindjen së bashku, sepse Alen lindi pikërisht në ditën e lindjes së Vikit.



