Dj i njohur, Vicky, i cili prej vitesh është pjesë e “Threedots”, është kthyer tashmë në një nga personazhet më të pëlqyer për publikun shqiptar.

Ai gjithmonë ka marrë vëmendjen e fansave me tipin e tij dhe batutat plot humor. Së fundmi, Dj Vicky ka publikuar një fotografi të tij në “Instastory”, ku tregon se si ka qenë disa vite më parë.

Në atë foto, Dj duket shumë ndryshe nga tani, me disa kilogramë më tepër dhe me mjekër. Por ajo që ka bërë ndjekësit e tij të qeshin ka qenë shkrimi që ka vendosur në të.

Duke parë ndryshimin që ka bërë, ai ka pyetur partneren e tij sesi ka mundësi që ajo e ka pëlqyer atë në ato vite. “A ke pas sy në ballë?”, shkruan Vicky në foto duke i bërë tagg edhe Amandës.



