12 Korrik, 2023

Dj Geek dhe Keisi Medini në një lidhje? Dyshja kapen ‘mat’ sërish në Prishtinë


Prej kohësh në rrjet kanë qarkulluar lajme se pas ndarjes nga Dafina Zeqiri, Dj Geek ka nisur një lidhje dashurie me ish-banoren e “BBV” Keisi Medini.

Ka disa ditë që këngëtarja ndodhet në Kosovë duke punuar në disa projekte muzikore.

Ndërsa së fundmi artistja është parë nën shoqërinë e Dj Geek në një nga restorantet e Prishtinës.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që dyshja janë parë duke kaluar kohë së bashku, pasi dy javë më parë ata janë parë në një nga klubet e Prishtinës goxha të afërt me njëri-tjetrin.

Megjithatë nuk dihet nëse dyshja po kalojnë kohë së bashku për shkak të ndonjë bashkëpunimi muzikor, apo dy artistët kanë nisur një lidhje romancë me njëri-tejtrin.

© Panoramaplus.al