14 Shtator, 2022

Dj PM shfaqet pa Sarah Berishën në festën e Einxhel Shkirës dhe Dj Dagz/ Çfarë ka ndodhur mes dy ish-banoreve që pas përfundimit të “BBVIP?


Disa ditë më parë, Einxhel Shkira dhe Dj Dagz realizuan një festë private ‘gender reveal’ ku zbuluan dhe gjininë e bebushit. Në këtë ditë të rëndësishme për çiftin, pranë tyre u panë familjarë dhe miq të ngushtë.

Në festën e organizuar u panë, prindërit e çiftit, miq si Graciano Tagani, Fjoralba Ponari, Flor Gjini etj. Së fundmi Dj Dagz ka ndarë disa foto të shkrepura përgjatë festës ku shfaqet me miqtë e tij dhe shihet se krahë ish-banorit ndodhej dhe miku i tij i ngushtë Dj Dagz i cili duket se ka qenë pa partneren e tij. Sarah Berisha nuk ishtë pjesë e festës së organizuar duke shtuar kështu dyshimet se raporti mes dy vajzave nuk është aq mirë sa thuhet.

Shumë është diskutuar rreth marrëdhënies së saj me Einxhel Shkirën. Sikurse është pasqyruar në rrjetet sociale ato nuk kanë një marrëdhënie shumë të afërt ndryshe nga se është parë gjatë kohës kur dy vajzat ishin pjesë e “BBVIP”.

Ndryshe nga miqësia e ngushtë që dy djemtë kanë me njëri-tjetrin, dy ish-banoret mund të kenë ruajtur thjesht një marrëdhënie korrekte por jo miqësore.

Disa kohë më parë, blogerja u shpreh gjatë një interviste se ato nuk e ruajnë më një marrëdhënie si në “BBVIP” dhe sipas saj gjithë secili ka punët e tij, duke nënkuptuar kështu që vajzat thjesht kanë zgjedhur të mos shoqërohen me njëra-tjetrën.

“Nuk është se dalim ose jemi bërë për të dalë të 4. Kur jemi parë ose rastisur në një vend kemi folur. Marrëdhënia nuk është si në Big Brother VIP. Më shumë pas formatit jam shoqëruar me Kledin. Me Beniadën pak. As me Donaldin nuk jam bërë shumë. Nuk më ka dalë koha as për rrethin tim shoqëror. Secili ka punët e tij dhe unë i kuptoj.”- deklaroi Sarah aso kohe.

© Panoramaplus.al