Keni dëgjuar që një nxënës të dënohet në shkollë për shkak të gjoksit të madh? Mund t’ju duket e babesueshme, por kështu i ka ndodhur DJ Ashley James.
Kjo e fundit ka deklaruar së fundmi se shpesh herë dënohej në shkollë për shkak të madhësisë së gjoksit të saj.

Siç shprehet James, masa e saj e madhe e gjoksit ka qenë një “tragjedi” në jetën e saj. Shpeshherë futej në problem për shkak të keqkuptimeve që ndodhnin.
“Merrja dënime edhe kur përqafoja vëllain tim, gjithmonë trajtohesha si imorale për shkak të madhësisë së gjoksit dhe të formave të tjera”, shprehet ajo.


