Diva e WWE Lana po përballet me divorcin e saj të dytë brenda tetë muajve pasi Bobby Lashley i tha se dëshironte t’i jepte fund martesën e tyre.
Bukuroshja 35-vjeçare, emri i vërtetë i së cilës është Catherine Joy Perry, u nda nga bashkëshorti i saj i parë Rusev në fund të vitit të kaluar pasi e tradhtoi me Lashley.

“Unë dua divorcin”– i tha Lashley në mes të ringut.
Mundësi mori vendimin pasi Lana i ndërpreu ndeshjen e WWE Championship midis Bobby Lashley dhe Dreë McIntyre.
Në këtë mënyrë ajo shpërqendroi bashkëshortin e saj dhe kjo i dha kohë të mjaftueshme McIntyre që të kthente ndeshjen në favorin e tij.

Me titullin që mbante në dorë goditi Bobby Lashley.
Pasi MVP dhe Bobby Lashley u shfaqën në ringun e WWE, MVP fajësoi Lanën për humbjen e bashkëshortit të saj pasi kundërshtoi urdhrat duke lënë zonën e parapaskenës dhe hyri në ring.
Lashley iu bashkua mendimit të MVP duke e akuzuar Lanën se shkatërroi gjithçka.

Ai tha se ishte i lodhur nga Lana, e cila ‘transmeton’ jetën e tyre personale në mediat sociale.
Gjithashtu e akuzoi se po përdorte emrin e tij për tu bërë e famshme.

Megjithatë Lana tha se nëse do të donte të bëhej e famshme do gjente dikë më të njohur se Bobby Lashley.
Por ky i fundit i ndërpreu fjalën duke i kërkuar divorcin në mes të ringut.
/Panoramaplus.al


© Panoramaplus.al

