24 Qershor, 2023

“Ditëlindja ime këtë vit ka një ndryshim madhor” /Pas shumë vitesh në zi Stefi Prifti rigjen dashurinë, këngëtari bën publike lidhjen (Foto)


Këngëtari i njohur shqiptar, Stefi Prifti së fundmi ka festuar ditëlindjen.

Mirëpo në këtë ditë kaq të veçantë ai gjithashtu ka zbuluar një lajm mjaft të bukur për fansat e tij.

Artisti ka rigjetur sërish dashurinë dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë ai teksa ka postuar disa foto në Instagram.

Ndonëse lidhja duket që është serioze në foton e publikuar në ditën e tij më të veçantë ai ka treguar vetëm duart e tij dhe të partneres, duke mos e bërë publike identitetin e saj, ndërsa krahas tyre ka bërë një shkrim të special.

“Ditëlindja ime këtë vit ka një ndryshim madhor… Me vajzat e mia dhe njerëzit e mi te familjes e kam ndarë prej disa kohesh. Ështe momenti ti paraprij unë personalisht ketij ndryshimi në jetën time. Për miqtë dhe njerëzit që na duan dhe respektojnë e pashë të arsyeshme të bëj këtë postim në këtë ditë të shënuar… në ditëlindjen time”- shkruan ai.

Kujtojmë që pas vdekjes së bashkëshortes së tij në vitin 2015 e cila luftoi po nuk ia doli ta mundë sëmundjen e rëndë, këngëtari ka qenë i fokusuar vetëm tek karriera dhe familja e tij.

 

© Panoramaplus.al