10 Nëntor, 2018

Ditëlindja e parë, Vedat Ademi publikon fotot e ëmbla nga festa e djalit


Një vit më parë, këngëtari i njohur Vedat Ademi u bë baba për herë të dytë. Eren është gëzimi i dytë në jetën e tij.

Vogëlushi sot feston ditëlindjen e parë dhe prindërit i kanë organizuar një super festë për këtë ditë të veçantë.

Vedat së bashku me bashkëshorten Donika dhe dy djemtë, kanë realizuar një set të ri fotografik ku në qendër është Eren. Këngëtari i njohur ka vendosur që fotot t’i ndajë edhe me miqtë e tij në profilin e “Instagram”-it.

“Yeaaaaahhhh une jam 1 vjec… Gëzuar ditlindjen dashuria e babës, zoti të dhëntë shendet, paç fat e u bëfsh i mbarë, edhe 100 u bëfsh”, shkruan Vedat bashkëngjitur me fotot.

Ndërkohë kujtojmë se prej disa vitesh, këngëtari shqiptar është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me familjen. Ai dhe Donika janë prindër edhe të një djali tjetër, që quhet Jon.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al