5 Tetor, 2022

Ditë zie për ‘Zogun e Tiranës’, prezantuesi humb personin e shtrenjtë të familjes


Sot është një ditë zie për prezantuesin e njohur Hermes Nikaj.

Babai i ‘Zogut të Tiranës’ është ndarë fatkeqësisht nga jeta. Lajmin e ka bërë të ditur vetë prezantuesi në InstaStory.

“Me hidhërim ju njoftoj se pak më parë, im atë, Maringleni ndërroi jetë. Varrimi bëhet nesër në 12 mesditë. Të pikëlluar familja”, shkroi Hermes.

Prezantuesi tregoi se i ati i tij ka pësuar një infarkt.  Teksa njoftoi dhe vendin ku do të mbahet ceremonia mortore, Nikaj ka falënderuar të gjithë miqtë dhe ndjekësit e tij për ngushëllimet e përzermëta.

“Ju jeni gjithnjë me mua, në të mirë e në të keq, në pamundësi për t’ju kthyer përgjigje sepse jeni pafund jua shpërblefsha në të mira e në gëzime. Ju jeni motivimi im për të ecur para dhe ma lehtësoni sadopak dhimbjen këto çaste”.– u shpreh ai.

 

© Panoramaplus.al