Ditë e veçantë kjo për Ermal Fejzullahu.

Këngëtari nga Kosova sot feston ditëlindjen. Ndonëse kemi një jetë që e shohim në skenat shqiptare, ai sot mbush vetëm 34 vjeç.
Në këtë ditë të rëndësishme për të nuk ka munguar edhe një urim i ëmbël nga partnerja e tij, Ariana Fejzullahu.

“Faleminderit për kujdesin, gëzimin dhe dashurinë që na mbush çdo ditë të jetës sonë. Gëzuar ditëlindjen dashuri të paçim gjithë jetën,”-shkruan blogerja krahas një fotoje të tyrën në Instastory.

Kujtojmë që këngëtari dhe Ariana janë prindër të katër fëmijëve të cilët i shohim shpesh në rrjete sociale: Arti, Buna, Era dhe më e vogla, Ana.

Vogëlushja erdhi në jetë në shtator të vitit 2019. Asokohe Ariana u shpreh se nuk ka mbaruar me kaq, pasi dëshiron që ta bëjë djalin me një vëlla.


