Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë një ndër çiftet më të pëlqyer në showbiz. Që prej nisjes së romancës brenda shtëpisë së “BBVIP” dhe deri më tani dyshja i kanë treguar publikut dashurinë e madhe që kanë për njëri- tjetrin.

E teksa tashmë çifti po përjetojnë prej muajsh lidhjen e tyre të dashurisë, tashmë ata janë dhe në pritje të një djali.
Së fundmi moderatorja është bërë nostalgjike teksa ka kujtuar takimin e parë me Dj Dagz brenda shtëpisë së “BBVIP”.

Einxhel ndau mendjekësit momentin ku Dj Dagz dhe Pm iu bashkuan shtëpisë, fiks një vit më parë.
“Një vit nga takimi ynë i parë, dita kur jeta jonë ndryshoi.. dhe kështu biri im e takova babanë tënd”- shkroi Einxhel krahas videos.

Kujtojmë se disa ditë më parë Einxhel Shkira ishte live në kanalin e saj Youtube, ku foli rreth eksperiencës së saj në BBV1.
Ajo u ndal te marrëdhënia me Arbana Osmanin dhe zbuloi se nuk ka asnjë hatërmbetje mes tyre. “Pavarësisht skenarit, ne kemi qenë të paparashikueshëm. Arbana ka bërë çdo gjë që i është dukur e drejtë ose e arsyeshme, nuk ka pasur ndonjë gjë personale kundrejt meje. Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë bashkë.

Ajo më shkroi për ftesat e filmit “Sofia”, kështu që nuk ndjej se ka diçka për kërkesë faljeje mes njëra-tjetrës”.
Teksa u ndal tek Trixa, tha: “Beatrix ka pasur pasiguritë e saj, ato gjendjet e saj emocionale. Unë kam një temperament komplet tjetër, por e kemi gjetur veten shumë tek njëra-tjetra në situata të ndryshme. Unë po të isha në vendin e saj dhe dikush përballë do të vinte në pikëpyetje ndjenjën time, ndoshta dhe unë do të isha bërë agresive. Unë e kam paralajmëruar Trixën që mos të harrojë se sa shumë e duam…”.

Ajo foli gjithashtu edhe për Arbër Hajdarin. “Arbri në dy intervista, më ka kërkuar ndjesë për atë që më ka lënduar më shumë. Ka qenë momenti kur ai tha se nuk jam dukur në siklet për puthjen me Dagz kur në fakt nuk ishte aspak ashtu. Ata e menduan si një lojë ose aktrim nga ana ime. Me kalimin e kohës kuptuan se çdo gjë ishte mjaft reale”.




