12 Gusht, 2023

“Dita e parë e kthimit…”- 5 muaj pasi u diagnostifikua me sëmundjen e rëndë, përmirësohet gjendja shëndetësore e Bella Hadid


Modelja e njohur Bella Hadid i shqetësoi të gjithë fansat e saj, teksa disa muaj më parë u diagnostifikua me sëmundjen e rëndë, Lyme.

Mirëpo mesa duket gjendja e saj shëndetësore e modeles është përmirësuar.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në rrjetet sociale.

Dita e parë e kthimit në një set fotografie pas 5 muajsh!”, shkroi ajo teksa ndau me publikun prapaskenat nga xhirimet.

Lajmi i modeles ka gëzuar një numër të madh fansash, teksa mori një mori me komente pozitive në TikTok, të cilët shpreheshin të lumtur mbi gjendjen e saj shëndetësore.

Kujtojmë që sëmundja Lyme ose borrelioza është një infeksion bakterial i transmetuar nga rriqrat. Është infeksioni më i përhapur që transmetohet nga rriqrat në rajonet e buta të Evropës, Amerikës së Veriut dhe Azisë, me një shpërndarje gjeografike në rritje. Një simptomë e zakonshme e sëmundjes është eritema migrans, skuqja e hershme e lëkurës e sëmundjes. Borrelia afzelii dhe B. garinii janë speciet kryesore patogjene në Evropë dhe shoqërohen përkatësisht me komplikime të lëkurës dhe neurologjike.  Transmetimi i tij te njerëzit ndodh përmes pickimit të një rriqre të infektuar. Rreziku i transmetimit rritet sa më gjatë të zgjasë ngjitja, prandaj është e rëndësishme që të hiqni shpejt rriqrën nga trupi gjatë orëve të para..

Shenja të pazakonta që përfshijnë nga ky lloj infeksioni janë: eritemë të shumëfishtë migrans, artrit intermitent dhe kardit, të cilat mund të shkaktojnë anomali të ritmit të zemrës.

© Panoramaplus.al