15 Qershor, 2023

Disa muaj pasi u nda nga Dj Geek, Dafina Zeqiri gjeti sërish dashurinë, por si e priti ish-partneri i këngëtares romancën e saj të re?


Disa muaj pasi i dha fund romancës me Dj Geek, Dafina Zeqiri ka rigjetur sërish dashurinë. Lajmi u zbulua nga disa foto dhe video të këngëtares e cila shfaqej krah një mashkulli misterioz.

Në pamjet e publikuara dyshja shihen krahë për krahë njëri tjetrit dhe personi në fjalë e puth në kokë këngëtaren. E teksa fotot po bëjnë xhiron e rrjetit, fansat i kanë sytë tek ish-partneri i Dafinës, i cili duket se nuk ka bërë ende asnjë reagim në lidhje me lajmet që kanë qarkulluar.

Pas ndarjes, ish-çifti vazhduan ende të ruanin kontakte me njëri-tjetrin, i cili dukej se ka mbetur vetëm shoqëror pasi Dj Geek dhe Dafina vazhdojnë të jenë partner në jetën profesionale, ku shfaqen bashkë në koncerte. Edhe pse artistja e ka hedhur pas kraëhve romancën disa vjeçare me muzikantin ata ndiqen ende në instagram.

Sakaq, nuk vonoi shumë dhe në rrjet u zbulua gjithashtu dhe identiteti i mashkullit që i ka rrëmbyer zemrën artistes. “Prive” ka zbuluar se i dashuri i ri i Dafinës është Kreshnik Gjergji, një figurë e panjohur për botën e showbizit shqiptar. Sipas ‘Indeksonline’ çifti më i ri janë parë bashkë edhe të premten në dy lokale, në ‘Bon Vivant’ dhe në ‘Zone Club’.

Kujtojmë se Dafina dhe Dj Geek kanë qenë një ndër çiftet më të pëlqyer për publikun, të cilët ishin partner jo vetëm në jetën personale por dhe atë profesionale. Thashethemet se marrëdhënia mes çiftit ishte në krizë nisën ku në rrjetet e tyre sociale dy artistët nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin.

Burimet për “Prive” zbuluan asokohe se arsyeja e krizës në çift ka qenë dëshira për ta çuar lidhjen në një tjetër stad. Ata tregojnë se Dafina ka shprehur prej disa kohësh dëshirën e saj për tu bërë nënë por mesa duket Dj Geek nuk ka qenë ende gati për ta ndërmarrë një hap të tillë.

 

© Panoramaplus.al