19 Tetor, 2022

Disa muaj pasi u la e lirë nga autoritetet Italiane, Elsa Lila i bashkohet rrjeteve sociale


Këngëtarja e njohur Elsa Lila u arrestua në mars te këtij viti pasi dyshohej për përfshirje në një organizatë kriminale, por pas hetimeve dhe provave këngëtarja u shpall e pafajshme dhe u lirua nga të gjitha akuzat.

Së fundmi artistja iu është bashkuar rrjetit social Instagram dhe shihet se përgjatë ditëve të fundit ka qenë shumë aktive. Elisa ka kujtuar me nostalgji disa nga performancat e saj në koncerte të ndryshme.

Me postimet e  fundit në InstaStory, këngëtarja ka realizuar një set fotografik nga Fadil Berisha dhe ajo çka mund të vihet re është se Elisa duket në formë ne saj më të mirë.

Kujtojmë se  disa muaj me parë Elsa Lila u la e lirë nga autoritetet italiane dhe se ndaj saj u pushuan të gjitha akuzat.

Visha tregoi asokohe se e gjitha ka qenë një keqkuptim. Ai theksoi se pafajësia e saj ka qenë e qartë që në momentet e para, por shumë persona kanë vjellë vrer ndaj këngëtares.

“Jam kthyer sot nga Italia. Kam drekuar me të. Janë pushuar të gjitha akuzat. E gjitha një keqkuptim. Pafajësia e saj ka qenë që në momentet e para. Kam qenë me të. Më vjen turp që bashkëpunëtorët tanë, kanë vjellur vrer për Elsën.”-tha Visha për Syri Tv.

Këngëtarja shqiptare u arrestua më 16 Mars të këtij viti nga policia italiane pas operacionit për shkatërrimin e një grupi kriminal italo-shqiptar që merrej me trafik droge.

Blutë italianë vunë në pranga 9 persona mes të cilëve edhe këngëtarja 40-vjeçare Elsa Lila, e cila sipas mediave mbante llogaritë financiare të grupit kriminal.

© Panoramaplus.al