Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri disa muaj përmes disa fotove në Instagram ka zbuluar se ka rigjetur dashurisë.

Mirëpo artistja dhe partneri i saj Kreshnik Gjergji kanë vendosur që lidhjen e tyre të çojnë në një tjetër stad, atë të martesës.

Sipas disa burimeve për “Prive” Dafina po merret me përgatitjet për ditën e saj më të veçantë, e cila do të ndodhë së shpejti.

Në dasmën e tyre çifti do të ftojnë vetëm rrethin e tyre të ngushtë, pasi ata preferojnë diçka private.
Kujtojmë që disa muaj më parë Dafina dhe ish-partneri i saj DJ Geek i dhanë fund lidhjes së tyre disa vjeçare, teksa ata i ndanë rrugët edhe në jetën profesionale.


